Autostrada Tiranë-Durrës do jetë e hapur në fundjavë

0
16

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore, kanë dhënë një lajm të mirë pë rata që duan të kalojnë fundjavën në bregdet.

Në fundjavë, autostrada Tiranë-Durrës do të hapet.

“Deri ditën e premte datë 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.

Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mengjesin e të hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Ditën e hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja.

ARRSH dhe Policia Rrugore do informojnë gjatë ditës së dielë për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.(TemA)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here