Haradinaj: Komuniteti malazes do të trajtohet barabartë me komunitetet tjera

0
47

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar komunitetin malazez që jetojnë në Kosovë.
Ai ka thënë se ky komunitet do të trajtohet barabartë me komunitet tjera.

“Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe komuniteti malazez do të ketë trajtim të barabartë me komunitetet tjera. Në emër të Qeverisë i falënderova përfaqësuesit e malazezëve në vendin tonë, për pjesëmarrje aktive në jetën publike, kulturore e politike, duke u zotuar se do të jemi pranë tyre edhe në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here