Hoti fton opozitën të ndalin zbatimin e vendimit për rritjen e pagave

0
39
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti, ka përmendur disa shkelje që kryeministri Haradinaj ka bërë me vendimin për rritjen e pagave për të dhe vartësit e tij.

Ai ka thënë se ky vendim shkel  Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin për Buxhetin për 2018 dhe ligjin për konflikt të interesit.

Ai në një postim në facebook ka kërkuar qasje tjetër nga opozita për të ndaluar këtë vendim.

“Në mbështetje të këtij legjislacioni, nuk ka dyshim se vendimi i Qeverisë shkelë Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin për Buxhetin për 2018 dhe ligjin për konflikt të interesit”.

“Nëse këto nuk mjaftojnë për të konstatuar se ky vendim është jo ligjor, atëherë sigurisht se duhet qasje tjetër opozitare për të ndaluar zbatimin e këtij vendimi”, ka shkruar Hoti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here