Kanosi ish-të dashurën për 2 mijë euro, arrestohet 28-vjeçari

0
27

Në gusht të vitit të kaluar 28-vjeçari Kleanthi Todri u kallëzua nga nëna e një vajze të mitur se e kërcënonte duke i kërkuar 2 mijë euro.
Ai kishte pasur një raport të shkurtër, dhe për shkak të prishjes së këtij raporti nga e reja, Todri e kërcënonte me mesazhe duke i kërkuar shumën e parave.

Pas gjykimit në shkallën e parë të Krimeve të Rënda në Tiranë, Todri u dënua me 7 muaj e tre ditë burg “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ai ishte shpallur në kërkim, për t’u ndaluar këtë të mërkurë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here