Kur partneri ka luhatje humori

0
46

Nëse partneri ndihet keq,si duhet të veprojë partnerja që ai të dalë nga gjendje dhe të ndihmojë në përmirësimin e humorit të tij?

Pas përgatitjes së darkës që mund të marrë 1-2 orë, e gjithë familja është e qetë, por bashkëshorti juaj kthehet në shtëpi pa humor; pas punës, shkoni të dy në një qendër tregtare, por sapo ju sheh ai ju pyet pak me ton: “përse u vonuat”…

 

Kur përballeni me këto situata të krijuara nga partneri juaj, si duhet të veproni? Si ta ndihmoni partnerin të dalë nga gjendja jo e mirë e humorit?

Bashkëshorti(ja): përkrahës emocional

Partneri apo partnerja bëhen mbështetës të njëri-tjetrit në shumë fusha, por sidomos në atë emocionale. Kur ai apo jo nuk ndihet mirë nga bota shpirtërore ju përpiqeni për ta ndryshuar këtë gjendje të tij apo saj. Kur partneri zhytet në një gjendje jo të mirë emocionale, ka mungesë vitaliteti, atëherë ne mund ta ndihmojnë për të stimuluar energjinë e tij duke folur me të apo qoftë dhe një përqafim dhe një fjalë e ngrohtë. Ky rol është shumë thelbësor në një marrëdhënie.

“Mjedisi favorizues” në të mirë të përmirësimit të humorit

Psikologu britanik Donald.W. Winnicott paraqiti një teori: formimi i “mjedisit favorizues” në marrëdhënie mund të ndihmojë në përmirësimin e humorit. E thënë më thjeshtë: kur një person përballet me probleme psikologjike dhe kërkon ndihmë, nëse mund të ketë një sup ku të mbështetet dhe persona të afërt që kujdesen për të me tolerancë për veprimet e përkohshme “fëmijërore”, ky person do të çlirohet nga shqetësimet, depresioni dhe zemërimi, pas një periudhe jo të largët.

Opinionet e Winnicott-it janë përdorur gjerësisht në konsultimet psikologjike, nëpër shkolla etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here