Momenti i dhimbshëm kur 10 vjeçari sirian zgjohet i verbër nga operimi

0
15

Ky është momenti që të thyen zemrën kur një fëmijë zgjohet i verbër pasi kishte përjetuar një eksplodim zjarri në veri të Sirisë.

10-vjeçari Abdul Muain nga provinca e Afrinit mund të dëgjohet duke bërtitur në drejtim të babait të tij, pasi zgjohet nga operimi.

“Sytë e mi”, ai bërtet kur babai i tij përpiqet në mënyrë të kotë ta ngushëllojë. “Oh babai im, sytë e mi”.

Abdul kishte jetuar në Homs, por ishte zhvendosur si pasojë e luftës civile në Siri dhe përfundoi në Afrin, pranë kufirit me Turqinë, thuhet sipas “Aj+”.

Uebsajti pretendon se ai ishte duke lozur pranë shtëpisë së tij në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit kur ai shkeli në një min shpërthyese.

Megjithatë, raportet lokale sugjerojnë thonë se djali ishte lënduar nga sulmet ajrore të forcave të diktatorit Bashar al-Assad, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Forcat pro dhe anti regjim në Siri që kanë shkaktuar konfliktin janë përgjegjëse për këto mizoritë.

Duket se djali ishte dërguar në Turqi për të trajtuar lëndimin e tij, dhe për momentin është duke u menaxhuar gjendja e tij shëndetësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here