Rrëshqitje dheu nga reshjet, bllokohet rruga Kukës-Peshkopi

0
52
Aksi rrugor Kukës-Peshkopi është bllokuar për disa orë pasditen e së enjtes si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut, pas reshjeve të dendura që ranë gjatë kësaj kohe në verilindje.

Si pasojë e rrëshqitjeve, dhjetëra automjete mbetën të bllokuara në dy anët e rrugës që lidh fshatrat Bushtricë dhe Ujmisht.

Përveç rrëshqitjes së dheut nga shpatet e rrugës, reshjet kanë sjellë edhe probleme me çarjen e asfaltit, shkruan Top Channel.

Banorët e zonës pohojnë se aty pranë ndodhet një përrua që ka dalë nga shtrati dhe të gjitha inertet që ka grumbulluar i ka nxjerrë në sipërfaqe të rrugës.

Po ashtu, nga reshjet është çarë edhe tubacioni që ndodhet poshtë asfaltit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here