Sot miratohet në Qeveri Marrëveshja për emrin

0
14

Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin që e arritën kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras sot duhet të gjendet në seancën e Qeverisë së Maqedonisë dhe të deklasifikohet.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska mbrëmë në TV intervistë deklaroi se plani i Qeverisë sot duhet ta diskutojë dhe miratojë marrëveshjen dhe menjëherë pastaj me palën greke të dakordohet nënshkrimi gjatë katër-pesë ditëve të ardhshme që të mund të fillojë edhe procedura për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Jo zyrtarisht si datë në mediat greke përmendet 16 qershori. Zaev dhe Cipras të takohen të shtunën në Prespë (në territorin grek) ndërsa marrëveshjen ta nënshkruajnë shefat e të dy diplomacive Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here