Veliaj: Shans fantastik. Teatri i ri do të jetë modern, do i rezistojë 100 viteve të ardhshme

0
12

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se ndërtimi i një teatri të ri në kryeqytet është një shans fantastik për të pasur një ëndërr.

I ftuar në emisioni “ Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës, Veliaj siguroi se godina e re e teatrit do të jetë një projekt që do i rezistojë 100 viteve të ardhshme.

“Ky është një shans fantastik për të pasur një ëndërr dhe për ta diskutuar këtë ëndërr se ëndrra duhet të kthehet në projekt. Një teatër i ri, një teatër modern, një teatër që i reziston 100 viteve të ardhshme”, tha ai.

Kreu i Bashkisë deklaroi se godina aktuale e teatrit është ndërtuar nga italianët për argëtimin e ushtarëve e kazermave dhe jo si një godinë e mirëfilltë teatri.

“Ky ishte një teatër dopolavoro, ndërtuar nga ushtria italiane për të argëtuar ushtarët e kazermave në Tiranë për periudhën 7-8 vjeçare pas luftës. Zgjati 70-80, po afrohet viti i 90. Çështja është ambicia jonë është riparimi, vënia e disa mballomave të kësaj ëndrre të ushtrisë italiane që ishte për 7-8 vjet dhe ne do t’i bëjmë kësaj ëndrre një overdraft si në bankë apo kemi një ëndërr komplet tonën? Kjo është për diskutim. Nëse arrijmë në një konkluzion që jo more jo, ne nuk duam ndryshim. Ajo që më rezulton është që kur qytetet kanë ndryshuar ka pasur progres”, nënvizoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj do të zhvillojë ditën e sotme një dëgjesë me komunitetin e artistëve për çështjen e ndërtimit të teatrit të ri.

Veliaj deklaroi se paraditen e sotme në orën 11 ai do të bashkëbisedojë me artistët për këtë propozim që pritet t’i japë qytetarëve të Tiranës një teatër dinjitoz.

“Një shans fantastik është takimi i sot. I kemi ftuar të gjitha palët, t’i dëgjojmë të gjithë dhe ata që kanë shqetësime dhe ata që janë pro dhe ata që kanë pyetje se ndoshta jo të gjithë i dinë detajet. Kështu që ne sot në orën 10: 30 do të kemi një konsultim publik Në Tiranë”, tha Veliaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here