Votimi historik rreth abortit në Argjentinë

0
31

Aborti është ilegal në Argjentinë përveç nëse jeta e gruas është në rrezik ose shtatzënia është për shkak të dhunimit.

Legjislacioni, që është në fuqi që nga viti 1921 i dënon me dënime me burg prej një deri në katër vjet për ato gra që e ndërprenë shtatzëninë e tyre.

Për apo kundër legalizimit të abortit në Argjentinë. Ky vend është duke përjetuar një ngjarje siç konsiderohet nga të gjithë atje historike transmeton Gazeta Express. Pritjet janë të mëdha në mënyrë që kongresi vendos këtë të enjte për legalizimin e abortit. Deputetët janë të ndarë pro dhe kundër. Siç duket kësaj çështjeje do të i jepet vulë nga deputetët që ende nuk kanë vendosur se si do të votojnë.

Ndërkohë në të njëjtën kohë jashtë Kongresit janë shumë njerëz që po presin në të ftohtë dhe po protestojnë pro abortit.

Ata se çka synojnë është të e legalizojnë abortin në 14 javët e para të ngjizjes, dhe pas kësaj kohe të mund të kryejnë abortin gratë që kanë qenë të dhunuara, ose nëse ka rrezik për jetën e gruas.

Çështja e abortit, ka gjeneruar gjithmonë historikisht një ndarje e madhe brenda shtetit, por kurrë nuk ka ndodhur sikur tash, me muaj të tërë debate sociale të pa precedent.

Sipas grupeve feministë në Argjentinë ndodhin më shumë se gjysmë milioni aborte klandestine, ndërsa aborti është arsyeja kryesore e vdekjeve të grave në këtë vend.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here