Sanduiç me Salcë pesto dhe Vezë

0
75
Një gatim i shpejtë dhe i shijshëm sidomos për mëngjeset e shpejta. Shumë i shijshëm dhe për fëmijët të cilët do t’i hanin me dëshirë vezët.
cook time
10 min
servings
1 porcione
difficulty
E Lehtë
Përbërësit
  • bukë (bagetë franceze)
  • 1 lugë gjelle pesto(salcë)
  • 1 lugë gjelle majonezë
  • vezë (e madhe, e zier mirë)
  • spec i kuq (në copa, opsionale)
Përgatitja
1
Duke përdorur një thikë me dhëmbëza, ndajeni bagetën në gjysmë për së gjati. Kalojeni në toster nëse dëshironi (rekomandohet nëse bageta nuk është e freskët).
2
Përzieni peston dhe majonezën së bashku në një tas të vogël dhe lyeni bagetën me të.
3
Prijeni vezën në sa feta të dëshironi, por pa e thërrmuar dhe vërini sipër njërës gjysmë të bagetës.
4
Hidhni sipër specin e kuq. Mbylleni me gjysmën tjetër dhe shërbejeni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here