Sarma Gjirokastre

0
137
Një recetë tradicionale (e njohur nga disa si dollma rrushi) e lehtë dhe e ushqyeshme në të njëjtën kohë. Gjethet e rrushit të mbushura me oriz janë shumë të shijshme në këtë mënyrë.
cook time
80 min
servings
6 porcione
difficulty
Mesatare
  • gjysmë kg oriz
  • 2 kokrra vezë
  • erëza
  • 1 dorë qepë e njomë
  • gjethe rrushi
Përgatitja
1
Si fillim ziejmë pak gjethet e rrushit derisa të marrin një valë dhe më pas i kullojmë.
2
Vazhdojmë procedurën duke zier pak orizin.
3
E hedhim në tas.
4
Vrasim me duar erëzat dhe qepën me pak kripë dhe i shtojmë tek orizi bashkë me përbërësit e tjerë.
5
Hedhim pak vaj tek kjo masë dhe e lemë.
6
Marrim gjethet e rrushit që i mpeksim me këtë përbërje.
7
I vemë në tenxhere të ziejnë dhe i servirim në pjatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here