Konfirmohet vdekja e konsullit të Kosovës në Mal të Zi

0
72

Ka vdekur sot, para pak orësh konsuli i Kosovës ne Mal të Zi, Xhafer Ahmeti. Ahmeti mësohet të ketë pasur probleme shëndetësore me mushkri. Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe ministri i MPJ’së, Behgjet Pacolli.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh mësova lajmin e keq për vdekjen e tashmë të ndjerit, Xhafer Ahmeti, diplomatit të Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet Drejtor i Protokollit të Shtetit. Kontributi i tij në MPJ, si njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë do të mbahet mend gjatë. Ngushllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të Xhaferit!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here