16 arsye për të vizituar Kosovën sipas ‘Sweedishnomad’

0
55

Kosova është një vend i vizituar nga turistët e huaj por jo në masë të madhe. Por ueb-faqja, swedishnomad ka realizuar një shkrim të bukur ku tregon se pse duhet vizituar shtetin e Kosovës.

Sipas kësaj ueb-faqe, Kosova mund të mos jetë destinacioni i parë që mendoni për pushime për shkak të së kaluarës së saj dhe vendndodhjes në mes të Ballkanit por sidoqoftë nuk duhet të jeni aq të shpejtë për të shkarkuar Kosovën si një destinacion udhëtimi, sepse ka shumë për t’u ofruar vizitorëve të saj.

Kosova përshkruhet si vend me natyrë të bukur, njerëz miqësorë, çmime të lira dhe fakti që është mjaft e pashkelur e bën edhe më shumë emocionues eksplorimin

Më poshtë keni të renditura 14 arsyet se pse duhet vizituar Kosovën:
1-Njerëzit janë të mrekullueshëm dhe miqësorë
2-Natyra është e bukur
3-Është vend shumë i lirë
4-Një vend i ri në rritje
5-Historia dhe Kultura
6 -Ushqime të shijshme
7- Ka vende interesante për t’u vizituar në Kosovë
8- Prizreni
9-Rugova
10-Prishtina
11-Gjakova
12-Peja
13-Malet e Sharrit
14-Ujëvara e Drinit
15-Parku i Gërmisë
16- Fluturimet dhe hotelet në Kosovë

“Populli i Kosovës është mikpritës, miqësor dhe shumë bashkëbisedues. Mos u habitni nëse një i huaj vjen tek ju dhe ju fletë. Në shumë vende, kjo do të ishte shumë e çuditshme por këtu në Kosovë, është nga kureshtja se prej nga vjen dhe pse po vizitoni Kosovën (pra në mënyrë të mirë”, shkruhet tutje nga ueb-faqja.

“Fshati është një tjetër gjë e veçantë në Kosovë. Ju shikoni lopë dhe dhi që ecin lirshëm rreth peizazheve të bukura. Një tjetër gjë që ua merr zemrën është pikërisht bukuria natyrore që mund të gjeni në gjithë vendin, duke filluar nga malet, liqenet dhe ujëvarat.  ‘Hiking’ është padyshim një nga gjërat më të mirë për të bërë në Kosovë dhe ju mund ta bëni vetë ose së bashku me një nga udhëzuesit e shumtë turistik në dispozicion”, shkruan swedishnomad.

“Ndërkohë që çmimet po rriten në Evropë në përgjithësi, veçanërisht në destinacionet më të mbushura turistike, është e sigurt të thuhet se Kosova është një nga vendet më të lira në Evropë dhe mund të keni një vakt ushqimi për më pak se tre dollar. Kjo është rreth 1/3 e çmimit ekuivalent në Suedi”, thuhet nga sweedishnomad, transmeton Indeksonline.

“Ndërsa e kaluara patjetër që ka disa pika të errëta të luftës dhe problemeve të tjera, gjërat po kthehen për mirë. Ka një ndjenjë optimiste sa herë që flitet me vendasit dhe ndjenja e përgjithshme është se Kosova po shikon drejt një të ardhme të ndritur”, shkruhet tutje.
“Zona e Kosovës është e banuar me mijëra vjet. Disa popuj edhe kanë lëvizur në këtë tokë, dhe ju mund të shihni pjesë nga periudha të ndryshme gjatë udhëtimit në gjithë vendin. Ata kanë një kulturë dhe identitet të fortë dhe ju mund të tregoni se kosovarët janë krenarë për trashëgiminë e tyre. Kur të tjerët flasin për historinë dhe Kosovën, mendimi i parë shpesh është lufta e tmerrshme në Kosovë, por ka shumë më tepër histori për të zbuluar”, sipas sweedishnomad.

“Ashtu si vendet e tjera të Ballkanit, kosovarët hanë shumë mish, kështu që ju mund të gjeni të gjithë klasikët ballkanas. Por nëse ka një pjatë kosovare që duhet të provoni atëherë duhet të jetë ‘FLIJA’. Edhe ushqimet e tjera janë të mrekullueshme, disa prej tyre janë qebapët dhe byreku”, shkruan sweedishnomad për ushqimin në Kosovë.

“Prizreni, një nga qytetet më të bukura dhe interesante në Ballkan. Mjaft i ngjashëm me Mostarin edhe pse Prizreni defnitivisht ka hijeshinë dhe karakterin  e vet. Është lehtësisht i arritshëm nga Shqipëria apo Maqedonia. Është një qytet i gjallë, i mbushur me kafene, restorane dhe xhami të bukura. Mos humbisni që të ngjiten në Kalajë dhe të shijoni pamje mbresëlënëse mbi Prizrenin.  Rugova-Nëse ju pëlqen të kaloni kohë në natyrë, atëherë duhet të vendosni Rugovën në listën tuaj. Liqenet, malet, shtigjet, kanionet dhe grykat janë mjaftë”, shkruhet nga ueb-faqja.

“Prishtina, kryeqyteti është qyteti më i madh me një popullsi prej 210 mijë banorësh. Këtu do të gjeni një numër të madh bare dhe restorantesh, si dhe disa ndërtesa të forta si pikë referimi.Një tjetër gjë që ju si turist mund të shihni është edhe statuja e madhe e Bill Clinton. Gjakova, i ndodhur në mes qyteteve të Pejës dhe Prizrenit në Gjakovë mund të bësh një ndalesë interesante. Qyteti ishte mjaft i dëmtuar gjatë luftës në Kosovë, por është rindërtuar dhe përsëri shërben si një nga qendrat kulturore dhe arsimore. Disa nga pikat interesante përfshijnë Pazarin e Vjetër, Xhaminë Hadium, Kishën Shën Pali dhe Shën Pjetri dhe Kullën e Shatit”, thuhet për Prishtinën dhe Gjakovën.

“Pejë, një tjetër qytet i vjetër në Kosovë me shumë ndërtesa dhe kulturë të bukur si dhe natyrë përreth. Për shkak të diversitetit të aktiviteteve, ekziston edhe një industri në rritje e turizmit në Pejë.Malet e Sharrit, një tjetër varg mahnitës malor në Kosovë. Janë të vendosura në lindje të Prizrenit dhe në kufi me Maqedoninë. Këtu presin liqene, barinj dhe pamje që të lënë pa frymë. Malet e Sharrit është një vend i domosdoshëm për të shkuar kur të vizitoni Kosovën nëse doni shëtitje në natyrë. Ujëvara e Drinit është mahnitëse që shkon lartë deri në 25 metra. E vendosur në malin Zljeb të fshatit Radac, 11 kilometra larg nga qyteti i Pejës. Në pjesën verilindore të Prishtinës, do ta gjeni një perlë të quajtur Parku i Gërmisë. Ju këshillojmë që të shkoni gjatë javës edhe pse më shumë njerëz mund të ketë përgjatë fundjavave”, përmbyllet artikulli i sweedishnomad për Kosovën./Indeksonline/

https://www.swedishnomad.com/14-reasons-to-visit-kosovo/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here