Mali i Zi hap kapitull të ri në BE që të vendos për fatin e euros

0
45
Në konferencën ndërqeveritare për Antarësim në Bashkim Evropian të mbajtur të hënën në Luksemburg, Mali i Zi hapi kapitullin për Bashkimi Ekonomik dhe Monetar.

Një nga  çështjet që i adresohen këtij kaptitulli negociues është çështja nëse Mali i Zi do ta mbajë euron si monedhë zyrtare.

Kapitulli mbi Bashkimin Ekonomik dhe Monetar i referohet anëtarëve të Bashkimit Evropian që e kanë pranuar euron si monedhë të përbashkët, të cilat formojnë Bashkimin Monetar Evropian, përcjell lajmi.net.

Bashkimi Monetar përfaqëson nivelin më të lartë të integrimit monetar bazuar në harmonizimin e politikave monetare të Shtetve Anëtare, futjen e një monedhe të vetme, rezervat e përbashkëta monetare, një bankë të përbashkët qendrore dhe një politikë të vetme monetare.

Mali i Zi edhe pse nuk është anëtare e BE-së, që nga viti 2002 ka shpallur euron si monedhë zyrtare.

Përpos Malit të Zi edhe Kosova përdorë euron si monedhë zytare edhe pse nuk janë anëtare të BE-së, por me “bekimin” e këtyre vendeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here