VV dhe Policia ia ndalojnë hyrjen në NPB, kryeshefit Hajdar Hoxhës të PSD’së

0
46

Kanë vazhduar përplasjet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD) për Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë. Ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Hajdar Hoxha, i është ndaluar hyrja në këtë ndërmarrje.

Këtë lajm e ka bërë publik Drejtori i Pronës dhe anëtar i komisionit të aksionarëve të NPB, Dren Kukaj, i cili nga Vetëvendosje, kaloi në partinë që tani udhëhiqet nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Sot, ushtruesit te detyrës se Kryeshefit Ekzekutiv, Hajdar Hoxha i është ndaluar hyrja ne Ndërmarrjen Publike Banesore. Kjo ngjau për shkak se aktiviste te punësuar te VV-se ne ketë ndërmarrje ishin organizuar t’ia garantojnë qëndrimin e jashtëligjshëm Nexhat Kryeziut (Kujto: protagonistin e skandalit ala pronto per ndarjen e lokaleve). Çuditërisht atyre ne ndihme i erdhi edhe Policia e Kosovës”, ka shkruar Kukaj.

Sipas tij, drejtorin e jashtëligjshëm po e mbron policia bashkë me Vetëvendosjen.
Disa ditë më parë Drejtues të Komunës së Prishtinës i kanë bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë që të ndërhyjnë në NPB, pas publikimit të incizimeve në lidhje me kurdisjen e tenderëve në këtë ndërmarrje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here