Tuneli i Llogarasë, projekti që kthen në destinacion Parkun Kombëtar

0
85

Tuneli i Llogarasë do të krijojë një lidhje shumë të shpejtë dhe do ta kthejë Parkun Kombëtar të Llogarasë në një destinacion më vete, jo thjesht në një rrugë kalimi të gjithë trafikut të sezonit turistik.

Në prezantimin e projekteve të reja për qarkun e Vlorës, Kryeministri Edi Rama informoi se ka filluar projekti për tunelin e Llogarasë.

Po ashtu, sipas Ramës do të bëhet rindërtimi i plotë dhe me standarde komplet të tjera i rrugës Orikum-Llogara, nga Porti i Jahteve deri në hyrjen e Llogarasë.

Kryeministri u ndal edhe te puna që po bëhet në një tjetër aks të rëndësishëm për zhvillimin e kësaj zone, siç është rruga e Lumit të Vlorës.

“Vijon ndërtimi i rrugës së Lumit të Vlorës. Jemi gati për të mbyllur kontratat për 3 lotet e tjera dhe besojmë se në fillim të vjeshtës fillon puna, për të mos u ndalur më deri në fund”, – tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here