Markoviç: Mali i Zi nuk do të kthehet në një kamp refugjatësh

0
37

Mali i Zi nuk do të kthehet në një kamp refugjatësh, theksoi sot kryeministri malazez, Dushko Markoviç, i cili refuzoi qartazi një vendim të mundshëm të BE për të krijuar qendra pritëse për migrantët në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas medias lokale, kryeministri theksoi se stabiliteti i vendit dhe siguria e qytetarëve është një prioritet primar për qeverinë e tij.

”Ne ndjekim nga afër debatet në BE-në përsa i përket krizës së migrantëve dhe megjithëse nuk përballmi me fluks si ai i vitit 2015, ne punojmë në të gjitha nivelet për të qeverisur më mirë proceset migratore, në veçanti në kontrollin e hyrjes në vendin tonë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here