Katër arsye se përse duhet të shkoni në palestër menjëherë pasi zgjoheni nga gjumi

0
80

Nëse jeni person që merret me palestër apo dëshiron të fillojë aktivitetet sportive, atëherë ekspertët iu rekomandojnë të shkoni atje herët në mëngjes – dhe kjo nuk është vetëm sa për ta shmangur turmën e njerëzve!

 

Faktikisht, sipas ekspertëve, ka shumë dëshmi shkencore të cilat i dëshmojnë efektet fitimprurëse të ushtrimit në mëngjes.

 

Jeni më të mprehtë në mëngjes

Aftësitë tuaja mendore arrijnë majën e performancës pas një stërvitjeve.

Ushtrimet fizike jua rrisin aftësinë mendore nga katër deri në 10 orë pas ushtrimeve, për shkak të rritjes së qarkullimit të gjakut në tru.

Do të jeni më të disiplinuar

Disiplina është shprehi dhe nëse e detyroni veten të shkoni herët në mëngjes në palestër, shanset janë të mëdha se do ta detyroni veten të bëni shumë gjëra tjera të cilat nuk i keni bërë më herët.

Me hapa të vogël, por shumë shpejt i arrini majat.

Meqë jemi te disiplina, përpiquni të hani ushqime të lehta para se të stërviteni, në mënyrë që të leni pak kohë për tretje.

Do të ndërtoni muskuj më shpejt

Ushtrimet në mëngjes ndikojnë në ndërtimin e muskujve më shpejt, e kjo falë hormoneve.

Do të flini më herët dhe do të bëni gjumë më të mirë

Nuk ka ndonjë mënyrë më të mirë për t’u siguruar se do të shkoni në shtrat të lodhur sesa kur keni stërvitur në mëngjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here