Pse meshkujt kanë hundë më të madhe se femrat?

0
95

Hunda e mashkullit rritet vazhdimisht, por kjo nuk ka të bëjë me përrallën e famshme, sipas së cilës, ai që gënjen, i rritet hunda.

 

Sipas një studimi të ri, shkencëtarët e Universitetit të Iowas kanë ardhur në përfundim se hunda e mashkullit është mesatarisht 10 për qind më e madhe sesa e femrës, për shkak të madhësisë së caktuar të trupit.

 

Zbulimet tregojnë se hunda më e madhe ua mundëson meshkujve që të thithin më shumë oksigjen në organet e tyre, i cili i ndihmon që ta ruajnë energjinë e muskujve të uritur.

Funksionet e hundës bëjnë zgjerimin e mushkërive dhe ndihmojnë në qarkullimin e oksigjenit, për t’i ushqyer muskujt.

Në bazë të kërkimeve të bëra nga shkencëtarët, të cilët e kanë bërë këtë eksperiment me 38 meshkuj dhe femra, madhësia e hundës fillon të vërehet rreth moshës 11 vjeçare.

Ata kanë eksperimentuar me njerëz prej moshës 3 deri në 20 vjeçare. Në moshën e adoleshencës është vërejtur një rritje e muskujve të hundës tek meshkujt, kurse tek femrat shtohet një masë me yndyrë në hundë. Pas pubertetit, me rritjen e trupit, zmadhohet edhe hunda.

Pas dekadash hulumtimi është vërtetuar se madhësia e hundës ka tendencë të ndryshoj në bazë të klimës më të mirë, ngrohjes, lagështisë apo ajrit që thithim. Gjithashtu, studimet tregojnë se paraardhësit e njerëzve modernë kishin hunda më të mëdha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here