Shumë punësime pa kriter në Universitetin ‘Kadri Zeka’

0
28

Universiteti i Gjilanit i themeluar tash e 5 vjet po dyshohet në përfshirje në punësime të ndërlidhura me njerëz të afërt të pushtetit.

FRONTAL ka siguruar disa emra të personave që dyshohet se kanë fituar pozita në mënyrë të dyshimtë.

Ndër to, edhe Isa Zeka, vëllai i zëvendësministrit Izmi Zeka, për të cilin FRONTAL kishte raportuar kohë më parë.

E atë kohë nuk ishte i vetmi Isa Zeka që kishte fituar një vend të punës në Universitet.

Së bashku me të, në pozitën Koordinator i Mësimit Praktik, pa konkurs ishte pranuar edhe Xhevat Bekteshi.

Të dy këta kishin mbajtur këto pozita deri më 30 prill të këtij viti, kur edhe ishte shpallur konkursi në të cilën ishin pranuar edhe Zeka edhe Bekteshi.

Bekteshi i zgjedhur në këtë post, ishte shef i kabinetit të rektorit, Bajram Kosumi, në kohën kur ai ishte kryeministër i  Kosovës.

E se u zgjodh në këtë pozitë e bëri vetë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Në këtë universitet janë të punësuar madje, edhe anëtarë të një familje.

Vaxhid dhe Nexharije Sadriu, mbajnë dy poste. Vaxhidi është sekretar i Përgjithshëm e Nexharija shefe e arkivit.

Njëjtë ndodh edhe me një çift tjetër. Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Fejzullah Krasniqi që tash e tre vite udhëheq me këtë post, ka edhe gruan të angazhuar si ligjëruese.

Nerxhivane Krasniqi, e angazhuar në Fakultetin e Edukimit, CV’ja e të cilës nuk figuron në faqen zyrtare e as në atë të ligjëratave nuk i ka studimet themelore ekuivalente me ato të doktoratës.

Arben Mustafa, profesor i rregullt në fakultetin e Ekonomikut, mban edhe pozitën e Drejtorit të analizave ekonomike e financiare në Bankën Qendrore të Kosovës

Në fakultetin ku si ligjërues i rregullt, e madje, edhe pro rektor për Buxhet dhe Financa është edhe axha i tij, Naim Mustafa.

Lidhje e ngushtë familjare ka edhe në mes të Bahtijar Kryeziut, profesor i angazhuar si dhe asistentes Drita Kryeziu.

Në pozitën që mban Drita, më 4 qershor është shpallur edhe një pozitë e rregullt.

Familjarë të dy kanë edhe Refik Kryeziun, gjithashtu profesor i rregullt.

Ka të atillë që kanë mbajtur edhe nga tri pozita.

Fitore Malaj, që tash e 3 mandate është anëtare e Këshillit drejtues, njëkohësisht me pozicion edhe si zëvendëskryesuese, momentalisht është edhe drejtoreshë në një shkollë fillore në Gjilan.

Profesori i Juridikut, Feti Limani që ligjëron lëndët penale si profesor i rregullt që nga dhjetori i vitit 2016, mësohet të ketë lidhje me pozita udhëheqëse e është emëruar në këtë post që do të mbajë deri në fund të këtij viti akademik, kur edhe do të pensionohet.

FRONTAL ka siguruar edhe listën e stafit akademik që janë pranuar nga viti 2015’të.

Sipas burimeve, disa nga ta kanë doktoruar pasi u është premtuar një pozitë në universitete private të Shkupit ose Tiranës.

Për të gjitha këto raste, FRONTAL ka kontaktuar me udhëheqës të universitetit.

Ditën e parë ata nuk kanë pranuar të flasin.

Të nesërmen ata kanë kontaktuar redaksinë e Televizionit ku janë shprehur të gatshëm të deklarohen.

Por më pas kanë refuzuar të flasin!.

Duke i mohuar dhe u arsyetuar për disa nga rastet, ata i thanë FRONTAL’it se krejt kjo po bëhet nga persona të cilët kanë vetëm për qëllim dëmtimin e imazhit dhe po bëjnë propagantë për arsye personale.

Shqetësuese situata është edhe për studentët.

Në krye të universitetit në vitin 2015’të është zgjedhur si rektor Bajram Kosumi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here