Haradinaj lobon për Thaçin në shtëpi të Isa Mustafës

0
37

Mediat kanë raportuar se sonte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar për vizitë në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për të marr pjesë në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie. Haradinaj duket se i ka shkuar në shtëpi Mustafës për të lobuar për Hashim Thaçin që të marr mbështetjen për t’i udhëhequr bisedimet me Serbinë.

Këtë vizitë, por jo për të marr pjesë në mbledhje të kryesisë e ka konfirmuar kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se sot në mbrëmje ishte në shtëpinë e Mustafës, ku qëndroi për një orë.

“Sot nga ora 19:00 deri në 20:00 kam qenë në vizitë te familja e kryetarit Isa Mustafa. Aty ishin edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Ismet Beqiri, Kujtim Shala, Avdullah Hoti”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se mediat raportuan që Kryesia e LDK-së është mbledhur pas deklaratave të anëtarëve të saj lidhur me mbështetjen apo kundërshtimin e presidentit Hashim Thaçi për të udhëhequr dialogun me Serbinë.

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ende po vazhdon të mbajë një qëndrim të ndryshëm nga partia për dialogun me Serbinë.

Derisa LDK po kërkon që ajo të udhëheq me bisedimet pasi të mbahen zgjedhjet, Haziri thekson se Hashim Thaçi duhet të legjitimohet nga Kuvendi për të shkuar në dialog.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here