Haradinaj: Sonte shkova tek Isa Mustafa, aty ishin edhe nënkryetarët e LDK’së

0
43

Mediat kanë raportuar se sonte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar për vizitë në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për të marr pjesë në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.

Këtë vizitë, por jo për të marr pjesë në mbledhje të kryesisë e ka konfirmuar kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se sot në mbrëmje ishte në shtëpinë e Mustafës, ku qëndroi për një orë.

“Sot nga ora 19:00 deri në 20:00 kam qenë në vizitë te familja e kryetarit Isa Mustafa. Aty ishin edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Ismet Beqiri, Kujtim Shala, Avdullah Hoti”, ka thënë Haradinaj për Indeksonline.

Në anën tjetër, Periskopi nga burimet e veta mëson se nuk kishte të bënte me asnjë mbledhje të LDK-së dhe se kryeministri Ramush Haradinaj shkoi sonte tek Isa Mustafa për t’ia uruar lindjen e nipit , djalit të Besnik Mustafës.

Periskopi ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashin e cila ka konfirmuar vetëm  se Haradinaj shkoi për një vizitë private në shtëpinë e të parit të LDK-së.

‘Ishte vizitë private tek kryetari i LDK-së në familjen e tij, jo siç po raportohet në media’, ka thënë Gashi për Periskopin.

Kujtojmë që brenda LDK-së ka përplasje rreth mandatit të presidentit Hashim Thaçi si kryenegociator në dialogun Kosovë-Serbi. Nënkryetari Lutfi Haziri kishte thënë se presidenti është i pranueshëm si udhëheqës i dialogut dhe se mandati i tij duhet të diskutohet në Kuvend. Por gjatë ditës së djeshme, deputeti  Avdullah Hoti iu përgjigj atij se partia është kundër dhe se Lutfi Haziri kishte shprehur vetëm qëndrimin e tij personal.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here