Ministri malazez i Mbrojtjes: Nuk e kemi tradhtuar Serbinë, Kosova është shtet i pavarur

0
78

Ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, ka thënë se vendimi i Malit të Zi për të dërguar dy oficerë të saj në misionin e KFOR-it në Kosovë është i  drejtë dhe i vetmi i mundshëm.

“Mali i Zi nuk ka tradhtuar për Kosovën, sepse Kosova nuk është pjesë e Malit të Zi, por tashmë është shtet i pavarur. Mali i Zi nuk e ka tradhtuar Serbinë, sepse Mali i Zi nuk është pjesë e Serbisë, që të mund ta tradhtojë  Serbinë”, ka thënë Boshkoviq për Radio “Crna Gora”, transmeton lajmi.net

Deklaratën e ministrit serb Aleksandar Vulin, i cili tha se vendimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë në Kosovë nuk ishte miqësor, Boshkoviq e vlerësoi si “emocionale dhe personale”.

Boshkoviq përkujtoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se KFOR-i është garantuesi i stabilitetit dhe i sigurisë për serbët në Kosovë.

“Nuk e shoh se si vendimi i Malit të Zi mund të jetë kundër kësaj, nëse qëllimi i misionit është që ta ruajë komunitetin serb në Kosovë”, tha Boshkoviq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here