Nxënësve të Mjekësisë në Prizren që kanë mbyllur vitin shkollor me njësha, ju mundësohet rivlerësimi

0
8

Drejtoria e Arsimit në Prizren, ka marrë vendim që t’ia mundësojë rivlerësimin nxënësve që kanë mbyllur vitin shkollor me njësha në Shkollën e Mesme të Mjekësisë.

Vendimi është marrë nga drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, shkruan “PrizrenPress”.

Ky vendim duhet të zbatohet në afat prej 5 ditësh.

“Shkolla për të gjithë nxënësit që kanë parashtruar ankesë =kundërshtim ndaj vlerësimit të mësimdhënësit duhet të zhvillojë procedurën e vlerësimit nga komisioni vlerësues i shkollës”, thuhet në vendimin e DKA-së në Prizren,

Tre zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit në Prizren, ndërkaq kanë konstatuar se gjatë vlerësimit të nxënësve mësimdhënësit nuk kanë respektuar dispozitat ligjore.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të shkollës, Zade Bytyci, nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Drejtorisë së Arsimit.

Drejtoria e shkollës ka të drejtë ankese.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here