PDK dhe VV kundër LDK’së

0
26

Si rrallë herë mund t’i shohësh së bashku Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partine Demokratike në një bashkëpunim.

E ky bashkëpunim ka ndodhur në Lipjan, ku dy partitë më të mëdha opozitare janë bërë bashkë për të kritikuar kryetarin e Komunës, Imri Ahmetin

Të gjeturat e auditorit të cilat kanë të bëjnë kryesisht me keqmenaxhimin e buxhetit, mosrespektimin e kontratave të shumë kompanive kontraktuese kanë bërë që opozita t’i reagoj Ahmetit

Dikush nga Vetëvendosje thotë se janë bërë bashkë me PDK për të sjell ndryshime në Lipjan.

Ai thekson se për këtë komunë, ka shumë vërejtje dhe shkelje që kanë rezultuar nga auditori.

Ndërsa nga ana e PDK-së, ja kujtojnë edhe premtimet e bëra Imri Ahmetit.

Madje këta kanë menduar që t’i drejtohen edhe organeve të drejtësisë.

Opozita e kësaj komune ka thirrur edhe një seancë të jashtëzakonshme por që qeveritarët e kishin vendosur që të braktisin thirrjen për seancë.

Përmes një postimi në facebook, Lidhja Demokratike e Kosovës në emër edhe të partive tjera të pozitës ka thënë se kjo thirrje është një hap i ngutshëm dhe i pamenduar mirë që bije ndesh me Planin e Punës së Kuvendit të aprovuar nga vet Kuvendi, e që planifikon për muajin korrik të diskutohet ky raport.

T7 ka kontaktuar edhe me zyrtarët komunal të Lipjanit të cilët kanë thënë se seanca nuk është mbajtur për mungesë të korumit.

Raporti i auditorit ka nxjerr të dhëna edhë për komuna të tjëra të cilat nuk qëndrojn mirë me menaxhimin e parasë publike.

https://ëeb.facebook.com/ldk.lipjan/

“Po, ka pasur vjedhje të bagëtive, vjedhësit ende nuk i kanë zënë dhe nuk ka asnjë informacion…Paramendo, Unë blej, ata vjedhë, kështu nuk shkon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here