Gati 20 vjet pas luftës, dokumentet e Kosovës ende në Serbi

0
24

Në Arkivin e Kosovës ekzistojnë dokumente që janë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së. Mirëpo, aty s’është asnjë dosje e kohës së Serbisë. Gati 20 vite pas përfundimit të luftës, dokumentet e tilla ende nuk janë kthyer në Kosovë. Zyrtarët e Qeverisë kanë thënë se shteti serb s’po e zbaton marrëveshjen për kthimin e dokumentacionit.

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka pak materiale nga lufta e viteve 1998-99. Në këtë institucione kanë pranuar dokumente veç nga shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Likovc, përderisa ka material që gjendet aty ende nuk është selektuar, raporton T7.

Dokumentet e rëndësishme të shtetit por edhe të policisë të së ashtuquajturës UDBA serbe,  nuk gjendet në Kosovë. Ato që dikur ishin pjesë e Kosovës sot i ka nën kontrollin e shteti i serbë.

Por Manaj, i cili drejton këtë institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës, nuk e di nëse kthimi i dokumenteve nga Serbia do të diskutohet në fazën finale të dialogut.

Po shkuarja në Bruksel për të negociuar del të jetë më e komplikuar për kosovarët.

Këta të fundit nuk po arrijnë të bindin Serbinë që dëshmitë e shtetit kosovarë të kthehen në origjinë.

Shefi i negociatave me Serbinë, në Qeverinë e Kosovës, Avni Arifi për T7 ka bërë të ditur që një kërkesë e ekzekutivit është bërë që të kthehen këto dokumente por që nuk është impletuar nga shteti i Aleksandër Vuciqit.

Shqetësuese për arkivin është edhe shtimi i hapësirave, por edhe digjitalizimi i gjithë sistemit të arkivave të vendit në mënyrë që ruajtja dhe gjetja e dokumentacionit të jetë e qasshme edhe për qytetarët.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here