Elvana Gjata pret krah hapur koncertin në Prishtinë

0
58

Më 14 korrik, do të mbahet koncerti live nga Elvana Gjata në Parkun e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Kjo mbrëmje do të shoqërohet me DJ Gamblemania e shumë aktivitete të tjera.

Në fotot që Elvana Gjata ka postuar në rrjete sociale shihet duke u përgatitur për performancën e së shtunës.

Ajo paralajmëron një mbrëmje mjaft argëtuese e madhështore për Prishtinën. E reagimi nga publiku duket të jetë mjaft pozitiv dhe mikpritës.

Ky koncert realizohet nga banka ProCredit, e cila tashmë ka bërë një traditë të organizmit koncerteve vjetore për publikun.

Për të gjithë të interesuarit, koncert është falas dhe fillon në 19:00 këtë të shtunë në parkun e Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here