Harrohet lapidari i Beau Biden

0
79

Pllaka përkujtimore me të cilën kosovarët i falënderohen Beau Biden për kontributin që ka dhënë për Kosovën është mbuluar nga mbeturinat e shkurret.

Për këtë obeliks që mban emrin e djalit të ish-zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden nuk kujdeset askush, njofton Klan Kosova.

Lënia pas dore e këtij vendi para kampit Bondsteel po i shqetëson edhe qytetarët që disa herë vetë e kishin pastruar.

Për 15 muaj vullnetarisht këtë vend e mirëmbajti edhe një kompani. Por edhe ajo hoqi dorë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here