Konsumuesit e kafesë jetojnë më gjatë, por jo për shkak të kafeinës

0
29

Studimet më të reja kanë treguar se konsumimi i kafesë ndërlidhet me shkallë më të ulët të vdekshmërisë, ndërkaq tani shkencëtarët thonë se kafeina nuk është përgjegjëse për këtë efekt.

Hulumtuesit, pas analizimit të të dhënave demografike dhe shëndetësore të 498,134 britanikëve me moshë mesatare 57 vjet, kanë parë se një pjesë e madhe e tyre kanë qenë konsumues të kafesë.

Përgjatë një periudhe 10-vjeçare, ishin regjistruar 14,255 vdekje.

Shkencëtarët kishin zbuluar se rreziku nga çfarëdo shkaktari, e posaçërisht nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare, ishte zvogëluar kur ishte rritur konsumimi i kafesë.

Sipas tyre, personat që pinë një kafe në ditë kanë 6% rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme sesa ata që pinë më pak, ndërkaq personat që pinë tetë kafe në ditë kanë 14% rrezik më të ulët.

Vlen të ceket se studimi është publikuar në revistën ‘JAMA Internal Medicine’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here