Kylie Jenner thotë se i ka larguar mbushësit dhe tash i ka buzët natyrale

0
28

Kylie Jenner ka bërë të ditur se e ka larguar mbushësin nga buzët e saj.

Bukuroshja 20-vjeçare kishte publikuar fotografi gjatë fundjavës, me ç’rast fansat e kanë vërejtur se buzët e saja dukeshin më ndryshe.

Ylli televiziv i kishte mbushur buzët në moshën 16-vjeçare, sepse nuk ishte e kënaqur me buzët e saja të vogla.

“Kam pasur buzë shumë të vogla dhe një prej djemve që kam puthur për herë të parë më tha: ‘Nuk kam pritur të puthësh mirë, sepse ke buzë shumë të vogla”, kishte treguar asokohe Jenner.

Kylie Jenner (Foto: Getty Images/Instagram)

Mirëpo, ajo tash e ka bërë të kundërtën, i ka larguar preparatet mbushëse nga buzët duke rikthyer formën e mëparshme.

“I kam larguar mbushësit”, ka shkruar Kylie në një koment pas shumë pyetjeve nga fansat në lidhje me ndryshimin në buzët e saj.

Fansat kanë e kanë mbështetur pjesëtaren e klanit Kardashian/Jenner për këtë vendim duke thënë se duket më bukur se më parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here