Shekerinska: Do të jetë joserioze nëse e lëshojmë shansin e dytë për në NATO

0
43

Maqedonia e ka përkrahjen e të 29 vendeve anëtare dhe pret ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e ardhshëm  të Aleancës. Maqedonia është para fillimit të ri. Kemi shans historik që atë që e lëshuam në vitin 2008 tani ta realizojmë.

Këtë e theksuan në takimin e sotëm me gazetarët ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe koordinuesi nacional për NATO-n Stevo Pendarovski.

“Ftesa për anëtarësim është hapi i parë, ndërsa ratifikimi për anëtarësim nga ana e të gjitha vendeve anëtare është hapi përfundimtar. Diku në mes janë edhe vendimet tona – referendum, ndryshime kushtetuese etj. Por, ky hap i parë do të na japë shans të ndjejmë  se pas 10 viteve arrijmë  ta zgjidhim problemin i cili atëherë na ndaloi. Fakt është se me konkluzionet  e Samitit dhe me pjesëmarrjen e kryeministrit në mbledhjen përkushtuar Afganistanit do të tregojmë se Maqedonia tashmë sillet si anëtare, i ndërmerr obligimet si anëtare dhe se është partner në të cilin Aleanca mund të mbështetet”, tha Shekerinska.

Pendarovski

Koordinuesi Pendarovski theksoi se sipas draft vendimit të fundit, Maqedonia ftesën për anëtarësim do ta marrë më 11 korrik, ndërsa procedura e cila i vijoi anëtarësimit të tërësishëm është standard si dhe për vendet e tjera anëtare kur janë inkuadruar.

Ftesën formale për negociatat inkuadruese, shtoi, do ta dërgojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s deri te MPJ ose deri te Qeveria,  në çka Qeveria duhet të përgjigjet  me letër në qëllimet t’i respektojë  obligimet. Do të vijojnë mini negociata për çështje nga natyra juridike deri në ato ushtarake pas së cilës do të vijojë nënshkrimi i protokollit për inkuadrim drejt marrëveshjes së Uashingtonit. Pas kësaj fillon procedura e ratifikimit te vendet anëtare ku secila nga vendet ka procedurë të saj nacionale për ratifikim.

“Prej se të fillojnë ratifikimet, Maqedonia mundet të marrë pjesë në mënyrë praktike në forume si anëtare de fakto, por pa të drejtë të votës, tha dhe shtoi prej se në Departamentin e shtetit në SHBA  deponohen ratifikimet e të gjitha vendeve anëtare duke e përfshirë edhe nga Senati amerikan mund të presim anëtarësim me të drejtë të plotë.

Në pyetjen e gazetarëve Shekerinska shtoi se në procedurën për inkuadrim të Maqedonisë në NATO nuk ka asgjë të ndryshme nga procedura standarde  e atyre të Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në pyetjen që nëse nuk ndodh shpallja e Marrëveshjes së Prespës në “Gazetën zyrtare”, përkatësisht përderisa nuk prolongohet  tërë procesi i referendumit, Shekerinska theksoi se qëllimi është të merret ftesë që të bëhemi anëtare  e Aleancës.

Sipas saj, nuk është pyetja nëse Maqedonia do ta fillojë procesin e ratifikimit në dhjetor, në janar ose në korrik, nëse do të humbim dy-tre muaj plus.

“Ne duam ky proces të jetë i shpejtë mes të tjerash sepse tani kemi shumicë në Parlamentin e Greqisë e cila e përkrah Marrëveshjen dhe do të përkrahë ratifikimin e anëtarësimit tonë në NATO. Nuk mund ta dimë pas zgjedhjeve të tyre se si do të jetë atje situata. Për atë thirrja jonë deri te të gjitha partitë politike dhe deri te të gjithë faktorët në shtet është të mos lejojnë për herë të dytë të shkatërrohet shansi  të cilin e fitoi shteti”, tha Shekerinska.

Sipas saj, më serioze është ky proces të bllokohet me joformimin e KSHZ-së, për të cilën është arritur marrëveshje ndërpartiake dhe në atë mënyrë, thotë, të iket nga referendumi në të cilin të gjithë u “kryqëzuan” dhe e paralajmëruan.

“Nga ai aspekt nuk kemi mirëkuptim se si është e mundur  një çështje e tillë e madhe nga interesa të vogla politike të vihet në pyetje. Shpresojmë se mendja do të mbisundojë sepse historikisht do të jetë përgjegjësia nëse dikush e bllokon këtë proces”, tha Shekerinska.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here