Shtrenjtohen benzinat në Maqedoni

0
37

Çmimi i benzinës me pakicë prej sonte në mesnatë rritet për një denar, ndërsa i dizelit për gjysmë denari, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë.
Sipas vendimit të ri, çmimi i Eurosuper BS-95 do të jetë 72 denarë, i Eurosuper BS-98 do të jetë 74 denarë. Eurodiseli do të shitet për 64 denarë për litër, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 52,50 denarë për litër.

Rritet edhe çmimi i mazutit dhe ai do të jetë 34,711 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë 14 ditëve të fundit ishte 75,88 dollarë për barel dhe është më i lartë për 2,78 për qind, ndërsa kursi i denarit në raport me dollarin ishte 52,60 denarë dhe është për 0,21 për qind më e ulët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here