Ilir Deda i ashpër me institucionet për lirimin e serbëve: Pse i liruat nëse e kërcënojnë shtetin

0
50

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të vendit për arrestimin dhe pastaj lirimin e menjëhershëm të pesë serbëve, mëngjesin e sotëm. Sipas Dedës, ajo që u pa sot, ishte vetëm një ‘show’ me pompozitet.

Postimi i tij i plotë:

Kur një shtet dyshon dhe arreston individë për “kërcënim të sigurisë nacionale” – ja i arreston me të vërtetë sepse po

e rrezikojnë atë siguri, apo nëse nuk e rrezikojnë – nuk bën show fare me arrestime.
Arrestimi me pompozitet dhe lirimi i menjëhershëm i “kërcënuesve të sigurisë nacionale” është diletantizëm i dorës së parë.

Përndryshe, edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me partitë politike përbën “kërcënim të sigurisë nacionale”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here