Serbët e Rahovecit nuk e lejojnë këngëtarin kosovar të xhirojë videoklip

0
26

Një rast interesant ka ndodhur para disa dite në mes të këngëtarit kosovar Labinot Rexha dhe komunitetit serb në Rahovec.

Këngëtari kishte vendosur të xhironte pjesë të videoklipit në një lagje të Rahovecit, por që serbët atje ishin ndjerë të provokuar, pasi kënga kishte motive kulturore dhe patriotike shqiptare, shkruan Magazina.al

Serbët e lagjës kishin dalur në rrugë duke e penguar fillimin e xhirimeve, e që sipas këngëtarit edhe janë kërcënuar se ajo është pronë e Serbisë.

“Jemi kërcënuar se ajo është pronë e Republikës së Serbisë dhe çdoherë do të mbetet ashtu, qëllimi ynë ka qenë ta përcjellim mesazhin me konceptin e klipit ne përshtatje të objekteve më tradicionale për përcjelljen e nuses”, ka thënë këngëtari Labinot Rexha.

Ky është postimi i tij i plotë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here