Shtohen provokimet në veri, qeveria hesht

0
31

Veriu i Mitrovicës është i mbushur me simbole serbe. Në sheshet e këtij qyteti janë vendosur shtatore të heronjve serbë. Por provokimi serb për shqiptarët nuk mbaron me kaq.

Së fundi në afërsi të Kalasë së Zveçanit, është vendosur një simbol fetar i cili po shihet si provokim i ri për shqiptarët.

Kryqi këtu u vendos me anë të një ceremonie modeste nga një grup serbësh. Të cilët gjatë vendosjes thanë se qëllimi i këtij kryqi është vendosja e sovranitetit serb në Kosovës.

“Ky kryq duhet të jetë paralajmërim që të ruhet toka jonë e shenjtë e Kosovës dhe Metohisë, tokë që s’e kemi blerë por që e kemi trashëguar nga shenjtorët tanë dhe kemi për detyrim që ta ruajmë dhe ta trashëgojmë te brezat e ardhshëm”, pati thënë peshkopi serb, Rashko të shtunën.

E për këtë kryq, serbët duket se nuk morën leje në Qeverinë e Kosovës. Megjithatë kjo e fundit vlerëson se vendosje e këtij simboli paraqet një kthim në histori, e asgjë më shumë.

Vendosja e relikteve fetare për qëllime kulti është çështje e komunitetit të caktuar fetar, por keqpërdorimi i tyre për nevojat e politikës është prapakthim në nacionalizëm, pra shkakton neveri në vend të dashurisë së Zotit.

Një pjesë e qytetarëve e quajtën këtë veprim të serbëve si provokim të pastër karshi shqiptarëve. Por ata nuk kanë shpresë se ky kryq do largohet nga institucionet.

Veriu i Mitrovicës mbetet bazë e nacionalzimit serb dhe burim i provokimeve që sjellin tensione nderetnike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here