Vetëvendosja përkrah grevën e punëtorëve të Trepçës

0
29

Përfaqësuesë të Vetëvendosjes, deputeti Liburn Aliu, Drejtuesi i Komitetit për Industri, Nazmi Mikullovci dhe këshilltari për çështje ligjore, Blerim Sallahu vizituan në ambientet ku po mbajnë grevën e përgjithshme punëtorët e Trepçës në Stantërg.

Aliu u tha punëtorëve grevistë se Vetëvendosja pajtohet me kërkesat e tyre dhe gjithashtu nuk pajtohet me Ligjin aktual për Trepçën as me projektstatutin e miratuar nga Qeveria.

“Ne e përkrahim kërkesën e sindikatës që të ndryshohet Ligji për Trepçën dhe të hartohet statuti i ri duke përfshirë një nga një, kërkesat e punëtorëve.

“Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një sërë aktivitetesh lidhur më këtë çështje dhe do të vijojë intensivisht ta adresojë këtë çështje themelore për ekonominë e vendit tonë dhe për punëtorët”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here