​Edhe ish-ambasadori gjerman në Kosovë u përgjigjet akuzave të Trumpit ndaj Gjermanisë

0
71

Ish-ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, ka reaguar pas akuzave të bëra nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ndaj shtetit të tij.

I pari i Amerikës të mërkurën e ka sulmuar Gjermaninë, duke thënë g i Rusisë, për shkak të importeve të gazit nga shteti i Vladimir Putinit.

Reichel, tani ambasador gjerman në Ukrainë, ka thënë se Trump nuk ka folur të vërteta.

Për të përgënjeshtruar presidentin amerikan, ambasadori ka dhënë disa shifra, që, sipas tij, e pasqyrojnë realitetin.

Gazi natyror përbën 23 për qind të konsumit energjetik gjerman, ka thënë Reichel. Në këtë 23 përqindësh, sipas tij, vetëm 35 për qind është gaz rus.

Kjo shifër tregon se më pak se 10 për qind e konsumit energjetik gjerman është gaz rus, ka thënë Reichel, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij, në Facebook

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here