Chelsea e paguan çmimin e Ronaldos

0
10

Mediat italiane raportojnë se Juventusi do ta paguajë çmimin e Cristiano Ronaldos duke i shitur Gonzalo Higuainin dhe Daniele Ruganin në Chelsea për 100 milionë euro.
Transferimi i Ronaldos nga Real Madridi u kompletuar të martën pasdite për 100 milionë euro, i cili do të paguhet me dy rata në dy vite, ndërsa 12 milionë euro do t’i shkojnë klubeve të tij të kaluara, transmeton Gazeta Express.

Burime të mediave të ndryshme sugjerojnë se Juve do ta paguajë çmimin masiv për Ronaldon falë Chelseat që përfundimisht do të jetë në gjendje ta emërojë Maurizio Sarrin në stolin e trajnerit.

Sarri ende ka raporte të shkëlqyera me ish-sulmuesin e Napolit Higuain, vendi i të cilit në Juve do të jetë nën kërcënim

serioz pas arritjes së Cristiano Ronaldos.

Juve do t’i zgjidhte problemet duke e shitur Higuanin në Chelsea për rreth 60 milionë euro.

Një tjetër lojtar i “Zonjës së vjetër” që Sarri e do në klubin londinez është qendërmbrojtësi Rugani, me të cilin ai punoi në Empoli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here