Daçiq thotë se zgjdhja Kosova-Serbi s’mund të bëhet pa Amerikën dhe Rusinë

0
27
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka vazhduar të ankohet në institucionet e BE-së, për sipas tij heshtjen ndaj sulmeve të vazhdueshme ndaj serbëve në Kosovë

Së fundi Daçiq akuzoi Brukselin se nuk e ka thënë asnjë fjalë për pesë serbët e arrestuar, që u liruan më pas në Kosovë.

“Sa për BE-në ajo dje nuk dukej. Ata që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin, kanë sëmundje serioze”, tha fillimisht ministri serb, transmeton lajmi.net.

Daçiq  deklaroi tutje se një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të arrihet pa pjesëmarrjen e Kosovës dhe Serbisë.

U shpreh skeptik se në takimin Trump-Putin do të diskutohet edhe për zgjidhjen Prishtinë-Beograd.

“Unë mendoj se ka tema tjera për të folur.Raportet Rusi-Amerikë duhet të shkojnë drejt përmirësimit e jo edhe dëmtimit më të madh”, deklaroi Ivica Daçiq.

Duke folur përsëri për serbët e arrestuar, shefi i dipomacisë serbe deklaroi se me këto veprime Kosova po dëshmon që nuk e dëshiron dialogun.

Daçiq arrestimet e djeshme i quajti si veprime armiqësore.

“Një hap përpara, dy prapa. Kjo është një frazë që mund të thuhet për dialogun. Këto veprime janë armiqësore dhe nuk krijojnë atmosfeë pozitive për dialog”, deklaroi Daçiq.

Krejt në fund ai u shpreh optimist se presidenti amerikan, Donald Trump në një të ardhme të afërt do ta vizitojë Serbinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here