Edhe në Serbi e pranojnë se tërheqjet e njohjeve për Kosovën, po bëhen me para

0
48
Ivica Daçiq po krenohet më tërheqjen e pretenduar të njohjeve për Kosovën, nga vendet që nuk e kanë ndonjë ndikim ndërkombëtar. Kjo nuk ka ndonjë peshë në dialog dhe e pengon zgjidhjen e problemeve me Kosovën.

Kështu ka thënë për gazetën serbe Danas, drejtori i Qendrës për Rajonalizim të Novi Sadit, Aleksandar Popov.

Reagimi i tij erdhi pas përplasjeve të Daçiqit me ministrin Pacolli, të cilët po zhvillojnë një “luftë diplomatike”.

Popov thotë se Daçiq po përpiqet ta sfidojë pavarësinë e Kosovës, përkundër se vendet që pretendohet se po tërheqin njohjet kanë dërguar mesazhe kontradiktore, transmeton lajmi.net.

Ai kujton rastin e fundit me Liberinë ku në Serbi u tha se ky vend nuk e njehë më Kosovën, kurse liderët e këtij shteti thonë pastaj se nuk është e vërtetë.

“Kjo gjë nuk do të ndikojë në arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pasi që Brukseli nuk i merr parasysh. Por mendoj se kjo konsumon shumë energji dhe të holla, pasi nuk e dijmë se si po lobohet për tërheqjen e njohjeve”, tha Popov.

Ai tha se ka vende ku demokracia është pak e zhvilluar, dhe normalisht që me para mund të synohet realizimi i qëllimeve politike.

Kurse Zivadin Jovanoviq një ish-ministër i jashtëm i ka dalur në krahë Daçiqit, duke thënë se në të ardhmen edhe shtetet më serioze do ta shqyrtojnë njohjen për Kosovën.

Sipas tij, Daçiq dhe Pacolli nuk mund ta akuzojnë njëri-tjetrin kur është fjala për ryshfet dhe korruptim.

Ndryshe ditëve të fundit në Serbi ka pasur moblizim që shtetet sidomos afrikane ta tërheqin njohjen për Kosovën.

Në anën tjetër shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli gjatë një raportimi për Komisionin e Punëve të Jashtme, ka bërë të ditur se Serbia po investon para të majme te këto shtete, në mënyrë që ato ta tërheqin njohjen për Kosovën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here