Gani Geci e kërcënon me Gjykatë Speciale Hashim Thacin për një ndodhi të luftës

0
86

Fadil Geci, vëllai i madh i vëllezërve Geci nga Llausha, përmes një postimi në Facebook, ka vendosur të fol edhe njëherë për komunikatën numër 59, kundër vëllait të tij, Gani Gecit, të cilën thonë se ka shkruar Hashim Thaçi në kohën e luftës. Geci në këtë postim të tij ka treguar se deputeti Milaim Zeka, sot ua ka konfirmuar fuqishëm se këtë komunikatë e kishte shkruar Thaçi. Gani Geci ka treguar se Thaçi për këtë çështje do të ballafaqohet edhe në Gjykatë Speciale.

“Sipas tre dëshmitarëve që Milaim Zeka i përmend me emër dhe mbiemër:1.) Jakup Krasniqi2.) Rexhep Selimi3.) Fatmir Lima Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi. Sipas Milaim Zekës, Hashim Thaçi ia ka lexuar Rexhep Selimit në telefon satelitor komunikatën nr.59 dhe Rexhep Selimi i ka thënë Hashim Thaçit se këto shpifje unë nuk i përkrah”, ka shkruar Fadil Geci.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës edhe sot me datën 11.07.2018 në orën 16:13 kemi marr konfirmim të fuqishëm nga gazetari dhe deputeti Milaim Zeka, se komunikatën nr.59 në emër të shtabit të përgjithshëm të UÇK-ës e kundër vllaut tonë Gani Gecit dhe familjes sime e ka shkruar me dorë të vet Hashim Thaçi. Sipas tre dëshmitarëve që Milaim Zeka i përmend me emër dhe mbiemër:1.) Jakup Krasniqi2.) Rexhep Selimi3.) Fatmir Lima Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi. Sipas Milaim Zekës, Hashim Thaqi ia ka lexuar Rexhep Selimit në telefon satelitor komunikatën nr.59 dhe Rexhep Selimi i ka thënë Hashim Thaçit se këto shpifje unë nuk i përkrah ndërsa Hashimi ka thënë „ e di por po du me ja fut“. Edhe Jakup Krasniqi zëdhënësi i UÇK-së edhe Fatmir Lima e ka konfirmuar të njejtën gjë se Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi.Tani e tutje me personin që e ka shkruar Komunikatën nr.59 në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të ballafaqohemi në të gjitha instancat gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare. Unë Fadil Geci disa ditë pas publikimit të kësaj komunikate (në fund të 1998-ës) kam shkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit në Burojë dhe kam kërkuar nga Haxhi Thaçi që të kontaktoj djalin e tij Hashim Thaçin dhe të sqarohemi se çfarë argumentesh ka për vëllaun tim dhe kush e ka shkruar këtë komunikatë.Vëllau i Hashim Thaçit, Gani Thaçi më ka thënë se do të kontaktojmë brenda një muaji dhe do të përgjigjemi, por nuk u përgjigjën kurrë.Për familjen tonë dallimi në mes të atij që e ka shkruar komunikatën nr.59 dhe Sllobodan Millosheviqit është vetëm gjuha, Millosheviqi fliste serbisht ndërsa shkruesi i komunikatës fliste shqip dhe mendonte serbisht.

Ne emer te familjes Geci

Fadil Geci

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here