Haradinaj viziton Nexhmije Pagarushen pas daljes nga spitali

0
102

Kryeministri Ramush Haradinaj pas kthimit nga Samiti në Londër, ka vizituar ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën, në banesën e saj.

Kryeminstri dhe bashkëshortja e tij, ka shkuar për vizitë te Nexhmije Pagarusha, e cila ka pësuar një lëndim trupor.

Kryemistri ka shkruar në Facebook se Pagarusha është shembull i forcës njerëzore përballë sfidave dhe do t’ia dalë edhe kësaj here.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit:

Janë disa njerëz që çdo gjëje i japin shkëlqim dhe jetën e bëjnë më të bukur. E tillë është ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Bashkë me Anitën, e vizituam sot në shtëpinë e saj tek po merr trajtim mjekësor pas një lëndimi dhe i uruam shërim të shpejtë.

Bylbyli i muzikës shqiptare ishte gjithmonë shembull i forcës njerëzore përballë sfidave dhe ajo do t’ia dalë edhe kësaj herë, me sukses.

E paçim dhe gjatë me shëndet!

RH

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here