Kjo është arsyeja pse u dërgua Nexhmije Pagarusha në QKUK

0
49

Bilbili i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha është dërguar mbrëmë në Emergjencën e QKUK-së në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, sipas të cilit, ikonës së muzikës i është dhënë ndihma mjekësore dhe është dërguar në Radiologji.

“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi. Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”, ka thënë Fazliu.

Sipas disa burimeve Pagarushës i ka rënë në shpinë një dollap dhe e ka lënduar.

Kujtojmë se ekipet mjekësore të Emergjencës sonte në mbrëmje e morën Pagarushën nga banesa e saj në Ulpianë./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here