Kryemadhi: Të shpëtosh Edi Ramën do të thotë të shkatërrosh të ardhmen e shqiptarëve

0
27

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një shkrimi në rrjetet sociale shprehet se forca politike që ajo drejton nuk do të bëjë kurrë “pazare” për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës

 “LSI nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën!

Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të këtë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet, që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtoje me manipulime të tilla.

LSI ka qenë dhe do të jetë pro dhe pjesë e çdo takimi apo tryeze që trajton dhe diskuton përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe largimin e klikës së Edi Ramës”, shkruan ajo.

Sipas Kryemadhit çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI-në në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshëm të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet ta ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI.

“Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës!

Të shpëtosh sot Edi Ramën do të thotë të shkatërrosh përfundimisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz”, thekson ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here