Kuvendi mban nesër seancë plenare

0
17

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare.

Në rend dite janë disa pika nga seancat e kaluara si dhe një seancë e re.

Punimet e seancës do të nisin nga ora 10:00.

R e n d i  i  d i t ë s: 
I. Pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më  5, 6 dhe 9 korrik 2018:
1.   Votimi i Projektligjit nr. 06/L-080 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”,
2.   Votimi në parim i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
3.    Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,
4.    Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
5.    Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-064 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
6.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
7.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbime postare,
8.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
9.    Shqyrtimi i dytë i  Projektligjit Nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
10.   Shqyrtimi i dytë i  Projektligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
11.    Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
12.    Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të  Kosovës për vitin 2017,
13.    Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
14.     Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
15.    Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,
16.    Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017,
17.   Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021,
18.   Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
19.   Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,
20.    Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje dhe GP të LDK-së, në lidhje me vendimin e Qeverisë Nr.01/50 të datës 05.06.2018 për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit,
21.    Shqyrtimi i kërkesave të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e buxhetit, si dhe për zgjatjen e mandatit (afatit) të këtij Komisioni,
22.    Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
23.    Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe
24.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
II.    Pikat për seancën e re plenare:
1.   Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,ë
2.   Koha për pyetje parlamentare,
3.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
4.    Shqyrtimi i parë  i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
5.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
6.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,
7.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
8.     Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
9.     Shqyrtimi i dytë i  Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim dhe
10.    Shqyrtimi i dytë i  Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here