
Ministri i jashtëm Behgjet Pacolli i cili po flet në studiot e T7 në emisionin Frontal ka folur për takimin me Ivica Daçiq në shtëpinë e Ministrit Britanik për Evropë ku kanë qenë edhe Ministrat tjerë të Ballkanit dhe vendeve 8 vendeve të BE’së.
Ai ka theksuar se me Daçiq ka folur për çështjen e njohjeve ndërsa ka bërë me dije se ministrit serb nuk i ka thënë që të mos bëjë fushatë.
“Nëse do t’i thoja që të mos bëjë fushatë atëherë vetëm do ta rrisja atë, i thashë që nëse keni resurse dhe kohë për të humbur vazhdoni” ka thënë Pacolli.
Ai më pas e ka vënë në pikëpyetje atë që është duke bërë Serbia duke thënë se të gjitha letrat me të cilat po “anulohen” njohjet janë të shkruara me një gjuhë të të njëjtë.