“Për çdo serb të vrarë, do t’i vrasim nga 100 myslimanë” – BE i ka harruar thirrjet e Vuçiqit

0
37

Aleksander Vuciq po thotë gjithçka që Brukseli dëshiron të dëgjojë, për t’ia lehtësuar Serbisë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Por, Vuciq, i cili në përvjetorin e 20-të të Masakrës së Srebrenicës shkoi te memoriali i viktimave boshnjake, dikur kishte bërë thirrjen: “për secilin serb të vrarë, ne do t’i vrasim 100 myslimanë”.

Njëzetetri vjet nga masakra e Srebrenicës, që është më e madhja në Evropë, prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Boshnjakët akoma i kanë të freskëta thirrjet e liderit të tanishëm të Serbisë për vrasjen e myslimanëve, shkruan Gazeta Express.

Aleksander Vuciq, nxënësi i rryer i Millosheviqit dhe Sheshelit, në 20 vjetorin e kësaj masakre, vizitoi Srebrenicën nën petkun e një lideri të moderuar proevropian.

Robert Fisk, që për 40 vjet ka raportuar nga pothuajse çdo luftë në Evropë dhe në Lindje të Mesme, dhe nga afër kishte parë luftën në Kosovë dhe në Bosnjë, me një shkrim në prestigjiozen amerikane “The Inpendent”, i ka kujtuar Evropës një dimension tjetër të liderit serb.

Në vitin 2016, Fisk shkroi për dyftyrësinë e Vuciqit dhe ledhatimit që i bën atij Bashkimi Evropian, duke harruar se ai i ka shërbyer Millosheviqit. Shkrimi mbante titullin “Evropa ka memorie tmerrësisht të shkurtër për Aleksandër Vuciqin.

“Me fytyrë fëmijërore, buzë të trasha dhe buzëqeshje të shpejtë“, e përshkuan gazetari Vuciqin në një konferencë më 18 qershor të vitit 1998, ku kishte provuar t’i bindë gazetarët se gjithçka që donte shefi i tij, Sllobodan Millosheviq, me Kosovën ishte paqja, dialogu, respektimi i të drejtave për të gjithë.

Gazetari tregon se si kishte folur për Kosovën Vuciq para dy dekadave dhe se si të gjithë kishin mbajtur frymën kur Vuciq, po fliste për Srebrenicën. Ishin masakruar mijëra burra boshnjakë e ministri i Millosheviqit, me gjakftohtësi po thoshte “situata në Bosnjë”. Vuciq kishte dertin te fjalët që po përdoreshin për Srebrenicën, të cilën po e quante “situatë”.

Ministri i kasapit të Ballkanit dhe zëdhënësi i Sheshelit që me entuziasëm fliste se si ushtarët e tij janë të gatshëm ‘t’ua nxjerrin sytë kroatëve’, tash dëshiron ta fusë Serbinë në BE dhe është shumë i dashur nga Brukseli.

Sikur tri vjet pas masakrës, kur Vuciq po fliste për Srebrenicën sikur nuk ka ndodhur asgjë, 20 vjet më vonë ka hapur një kapitull të ri. Ai madje shkoi në memorialin e të masakruarve boshnjakë.

Por, myslimanët e Bosnjës kanë memorie shumë më të gjatë se sa Bashkimi Evropian. Ata i kujtuan Vuciqit fjalimin e vet ku thoshte “për çdo serb të vrarë, ne do të vrasim 100 myslimanë”. E përzunë presidentin serb, atëherë kryeministër, duke e gjuajtur me gurë dhe shishe.

Pak ditë më parë, Vuciq i kishte kërkuar Rusisë që të bllokonte rezolutën në Kombet e Bashkuara që do ta njihte masakrën e Srebrenicës si gjenocid. Edhe njëherë, pas dy dekadave, Vuciq kishte problemin te fjalori që po përdorej për krimet ndaj myslimanëve të Bosnjës. Po, masakër, por jo gjenocid.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here