Statistikat e qershorit të paraqitura nga Spitali i Pejës

0
20

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka sjellë statistikat për vizitat dhe pacientët gjatë muajit qershor.
16,205 pacientë kanë kryer vizita specialistike gjatë muajit qershor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe prej tyre 11,519 pacientë ishin nga Peja, 1,241 nga Klina, 1592 nga Istogu, 1509 nga Deçani dhe Juniku dhe të tjerë nga vendet tjera.

Numri i të shtrirëve në Spital gjatë muajit qershor ka qenë 1,107.

Nga ky numër vetëm 47 raste janë transferuar në QKUK. Sa i përket lindjeve gjatë qershorit kanë lindur 169 foshnje dhe nga ta 89 të gjinisë mashkullore dhe 80 të gjinisë femërore. Ndërsa që numri të të vdekurve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka qenë 28.

Gjatë këtij muaji janë kryer 251 operacione që mesatarisht i bie që ka pasur 8.3 operacione në ditë.

E shprehur në shifra disa nga karakteristikat tjera të punës në qershor kanë qenë: 27,973 shërbime të Infermerisë, 1,415 Rëntgene, 2,713 shërbime të EHO kabinetit, 1,962 EKG, 4,537 raste janë trajtuar në emergjencë, 343 CT, 1,182 Hemodijaliza, 1,430 Analiza laboratorike, 282 persona kanë dhuruar gjak etj.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë mbetet i përkushtuar që të shërbejë të gjithë pacientëve që kanë nevojë të marrin shërbime shëndetësore të nivelit sekundar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here