Tahiri falënderon punonjësit e administratës së Gjyqësorit për besimin e tyre në institucione vendore

0
39

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se ka arritur të bind administratën e gjyqësorit që ti jap fund grevës së tyre. Përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, Tahiri ka theksuar se ky rezultat do të thotë se këta punonjës i besojnë institucuoneve vendore.

“Jam shumë falënderues ndaj punonjësve të administratës së Gjyqësorit të cilët me ndërprerjen e grevës dhe rikthimin në punën e tyre në shërbim të qytetarëve, dëshmuan besimin që kanë ndaj institucioneve tona qeveritare, Ministrinë e Drejtësisë, përkatësisht Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, si adresa ku shtrohen dhe zgjidhen kërkesat racionale që dalin si nevojë e kohës.

Natyrisht, kjo çështje ka qenë shqetësim i imi që nga shtrimi i kërkesave të tyre dhe sot jam i lumtur që një marrëdhënie e re është duke u zhvilluar në diskursin e komunikimit mes punonjësve të administratës së Gjyqësorit dhe neve që jemi adresa e trajtimit të tyre” ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka theksuar se për të ka qenë më me rëndësi që të gjej zgjidhje për këtë problem, e jo të dal para kamerave tek Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Për dallim nga mos prezenca “e pa precedent” siç është cilësuar nga deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, në Komisionin për Legjislacion ku kjo temë ishte menduar të trajtohej para kamerave, në atë kohë isha përballë grevistëve dhe po e trajtonim konkretisht këtë temë. Besoj se në një peshore reale, çdo kush e vlerëson përpjekjen për të ofruar zgjidhje e jo thjeshtë për të performuar për to. Me ndërprerjen e grevës, punonjësit e administratës dëshmuan se nuk janë të prirur nga instikti personal, por meritojnë të trajtohen denjësisht dhe këtë trajtim do ta kenë. Së bashku jemi duke e bërë sundimin e ligjit, një temë qendrore e cila po merr kuptim të mirëfilltë” ka përfunduar Tahiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here